Amerika i shet një miliard dollarë armë Arabisë Saudite dhe Kuvajtit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43177-amerika_i_shet_një_miliard_dollarë_armë_arabisë_saudite_dhe_kuvajtit
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se do t'i shesë pajisje mbrojtëse në vlerë 1 miliard dollarë Arabisë Saudite dhe Kuvajtit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 24, 2017 03:52 Europe/Tirane
  • Amerika i shet një miliard dollarë armë Arabisë Saudite dhe Kuvajtit

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se do t'i shesë pajisje mbrojtëse në vlerë 1 miliard dollarë Arabisë Saudite dhe Kuvajtit.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Pentagoni me anë të një deklarate ka bërë të ditur se kontrata për t'i shitur "balona" Arabisë Saudite do të forcojë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Amerikës nëpërmjet forcimit të aleatit të Uashingtonit në Lindjen e Mesme, do të thotë Arabisë Saudite. Vlera e këtyre "Balonave" që mundësojnë kontrollin dhe vëzhgimin (spiunazhin) nga lartësia, është mbi 525 milionë dollarë, Pentagoni dhe DASH gjithashtu shpresojnë se Kongresi i Amerikës do të pajtohet edhe me nënshkrimin e një kontrate në vlerë 400 milionë dollarë për riparimin dhe modernizimin e helikopterëve Apaçi të shitur për forcat e armatosura të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Uashingtoni para kësaj kishte deklaruar se Kuvajti luan një rol shumë të rëndësishëm për krijimin e bazave ushtarake të Amerikës në Lindjen e Mesme.