Opozitarët dhe përkrahësit e presidentit protestojnë në Venezuelë
Opozitarët dhe përkrahësit e presidentit të Venezuelës kanë protestuar në Karakas, kryeqytetin e këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përkrahësit dhe opozitarët e Nikolas Maduro, presidentit të Venezuelës, kanë organizuar protesta në Karakas në kohën kur opozitarët kanë kërkuar organizimin e zgjedhjeve të përkohshme për largimin e Nikolas Maduro nga pushteti për shkak të gjendjes së keqe ekonomike dhe ekonomike të këtij vendi. Forcat e sigurisë së Venezuelës kanë penguar vazhdimin e lëvizjes protestuese të opozitarëve drejt godinës së Këshillit Qendrore të Zgjedhjeve në Karakas, por protesta nuk ka rezultuar në përleshje të dhunshme. Protesta e opozitarëve është zhvilluar përgjatë tensioneve në Venezuelë si pasojë e mungesës së artikujve ushqimorë.