Gjermania kërkon partnerë të tjerë, SHBA po izolohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43319-gjermania_kërkon_partnerë_të_tjerë_shba_po_izolohet
Europa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të bashkëpunojë me pjesë të tjera të botës përballë rrezikut që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zgjedhin rrugën e izolimit. Paralajmërimi vjen nga Martin Schulz, kandidat i socialdemokratëve për postin e kancelarit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 25, 2017 15:12 Europe/Tirane
  • Gjermania kërkon partnerë të tjerë, SHBA po izolohet

Europa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të bashkëpunojë me pjesë të tjera të botës përballë rrezikut që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zgjedhin rrugën e izolimit. Paralajmërimi vjen nga Martin Schulz, kandidat i socialdemokratëve për postin e kancelarit.

Ish-presidenti i Parlamentit Europian foli një ditë pas zyrtarizimit të pjesëmarrjes së tij në garën kundër konservatores Angela Merkel në zgjedhjet e muajit shtator. “Në një kohë kur shoqëritë po veçohen gjithnjë e më shumë, ne po shohim gjithashtu se shumë shtete po e bëjnë këtë. Politikat e njoftuara gjatë fushatës zgjedhore, tregojnë se Amerika mund të zgjedhje rrugën e izolimit”, tha Martin Schulz, kandidat për kancelar. Gjermania është e shqetësuar për mënjanimin e mundshëm nga presidenti amerikan Donald Trump, me këshilltarë të lartë që pretendojnë se nuk kanë mundur të krijojnë dot kanale komunikimi me administratën e re. Qeveria Merkel këmbëngul që Uashingtoni të respektojë marrëveshjet tregtare në fuqi, pas shqetësimeve që shkaktoi mbështetja që republikani i ofroi Britanisë së Madhe pas Brexit-it, duke thënë se vendi do ishte në krye të radhës për ujdi të reja. Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel tha pas inaugurimit të Trump-it se Gjermania mund të ketë nevojë për strategji të reja ekonomike të orientuara drejt Azisë përballë politikave të mundshme proteksioniste në SHBA.