May: Nuk kam frikë t’i flas hapur Presidentit Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43323-may_nuk_kam_frikë_t’i_flas_hapur_presidentit_trump
Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se nuk kishte asnjë lloj frike që t’i flasë hapur dhe pa drojë Presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të tyre që mbahet të premten e ardhshme në Uashington.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2017 15:57 Europe/Tirane
  • May: Nuk kam frikë t’i flas hapur Presidentit Trump

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se nuk kishte asnjë lloj frike që t’i flasë hapur dhe pa drojë Presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të tyre që mbahet të premten e ardhshme në Uashington.

Deklaratën e sipërcituar, May e bëri gjatë një seance pyetjesh në Dhomën e Komunave, në një përgjigje ndaj liderit laburist, Jeremy Corbyn, i cili e pyeti shefen e kabinetit britanik se çfarë qëndrimi do të mbante për sa i përkiste akuzave të Trumpit për gratë si edhe premtimit të tij për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën. ”Marrëdhënia speciale që kemi mes dy vendeve tona do të më lejojnë që të flas para tij pa retiçenca”, deklaroi May.