Rusia shpreson në zgjedhjen përfundimtare të krizës në Siri
Ministri i Jashtëm i Rusisë theksoi se Moska është e vendosur që të vazhdojë bashkëpunojë bashkëpunimin me Ankaranë dhe Teheranin për zgjidhjen e shpejtë të krizës në Siri.
Sergei Lavrov deklaroi sot se për shkak të përpjekjeve të koordinuara pas çlirimit të Alepos, janë rritur ndjeshëm shanset për zgjidhjen politike të krizës siriane. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Itartass, Lavrov shtoi: Çlirimi i Alepos, marrëveshja e armëpushimit dhe bisedimet e suksesshme në Astana, e kanë shtuar optimizmin e Moskës që nëpërmjet bashkëpunimit me Teheranin dhe Ankaranë, të arrihet një zgjidhje e shpejtë për krizën në Siri. Përsa u përket marrëdhënieve SHBA-Rusi, Lavrov tha se Moska dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Uashingtonin dhe përkrah përpjekjet e presidentit të ri amerikan Donald Trump për përmirësimin e marrëdhënieve Moskë-Uashington. Kryediplomati rus tha se Rusia kurrë nuk dëshiron shpërbërjen e BE, por dëshiron një BE të fortë, të bashkuar e të pavarur.