Kina: Do ta mbrojmë me çdo kusht Detin jugor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43337-kina_do_ta_mbrojmë_me_çdo_kusht_detin_jugor
Kina konfirmoi sovranitetin e saj të padiskutueshëm mbi pjesën më të madhe të Detin të Kinës Jugore, pasi administrata e Trump u zotua se nuk do të lejojë Kinën të marrë territore në këtë rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2017 17:09 Europe/Tirane
  • Kina: Do ta mbrojmë me çdo kusht Detin jugor

Kina konfirmoi sovranitetin e saj të padiskutueshëm mbi pjesën më të madhe të Detin të Kinës Jugore, pasi administrata e Trump u zotua se nuk do të lejojë Kinën të marrë territore në këtë rajon.

Ministria e Jashtme kineze tha se Pekini është i vendosur që të mbrojë të drejtat e tij në rajon në përgjigje të komentit të një dite më parë të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, i cili deklaroi se SHBA do të mbrojë interesat e saj atje. Komentet e tij shënuan një largim nga qëndrimi i kujdesshëm i Barack Obama-s për këtë çështje. Shumë vende në rajon përballen prej shekujsh për territoret në Detin e Kinës Jugore, por tensioni është rritur ndjeshëm së fundmi pasi Kina ka mbështetur pretendimet e saj me veprime në terren si ndërtimi i ishujve dhe patrullimet ushtarake. Analistët thonë se zona po shndërrohet në një skenë përballjes, edhe ushtarake, dhe mundësinë për pasoja serioze globale. Sipas mediave kineze, komentet e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Spicer që të realizohen, do të thotë se Uashingtoni duhet të jetë i gatshëm për të bërë luftë.