Polonia dhe Lituani kundër ndërtimit të burgjeve sekrete të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43457-polonia_dhe_lituani_kundër_ndërtimit_të_burgjeve_sekrete_të_amerikës
Polonia dhe Lituani kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë Amerikën që në territorin e tyre të ndërtojë burgje sekrete.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 27, 2017 07:33 Europe/Tirane
  • Polonia dhe Lituani kundër ndërtimit të burgjeve sekrete të Amerikës

Polonia dhe Lituani kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë Amerikën që në territorin e tyre të ndërtojë burgje sekrete.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Beata Szydlo, kryeministri i Polonisë, të enjten në Varshavë, deklaroi se qeveria e tij është kundër ndërtimit të burgjeve sekrete amerikane dhe nuk ekziston hapësirë për zhvillimin e negociatave në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë Linas Linkevicius, ministri i punëve të jashtme të Lituanisë, gjithashtu, ka deklaruar se Viliniusi, kryeqyteti i Lituanisë, është i gatshëm të bashkëpunojë me Uashingtonin në lidhje me të gjitha çështjet strategjike, mirëpo mbrojtja e të drejtave të njeriut ka rëndësi më të lartë për Lituaninë. Linas Linkevicius ka theksuar se torturimi i njerëzve është i ndaluar në bazë të ligjeve ndërkombëtare.