Parisi: I qëndrojmë besnikë marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43529-parisi_i_qëndrojmë_besnikë_marrëveshjes_bërthamore
Roman Nadal, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të premten në mbrëmje ka theksuar se vendi i tij i qëndron besnik marrëveshjes bërthamore me Iranin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 28, 2017 07:19 Europe/Tirane
  • Parisi: I qëndrojmë besnikë marrëveshjes bërthamore

Roman Nadal, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të premten në mbrëmje ka theksuar se vendi i tij i qëndron besnik marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Roman Nadal bëri të ditur Jean-Marc Ayrault, ministri i punëve të jashtme të Francës, më 30 janar do të zhvillojë një vizitë në Iran dhe deklaroi: "Kjo vizitë tregon theksimin përsëri të Francës për zotimin e Evropës ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin". Ndërkohë Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, gjithashtu, së fundi ka theksuar: "Marrëveshja bërthamore me Iranin, është një marrëveshje e rëndësishme sidomos për sigurinë e Evropës dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojë zbatimin e saj". Mirëpo Donald Trump, presidenti i Amerikës, të premten në mbrëmje përkundër autoriteteve evropiane në vazhdim të politikave armiqësore të tij kundër Iranit, përsëri ka theksuar: "Marrëveshja bërthamore është marrëveshja më e keqe që ka parë deri më tani".