Përballja serioze e Amerikës me Kinën, mundësia e një konflikti ushtarak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43539-përballja_serioze_e_amerikës_me_kinën_mundësia_e_një_konflikti_ushtarak
Edhe pse nuk mund të analizohet veprimtaria e Trump në përballje me Kinën, mirëpo sipas shumë qarqeve analitike, të dy vendet kanë kaluar fazën e tensioneve verbale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 28, 2017 10:43 Europe/Tirane
  • Përballja serioze e Amerikës me Kinën, mundësia e një konflikti ushtarak

Edhe pse nuk mund të analizohet veprimtaria e Trump në përballje me Kinën, mirëpo sipas shumë qarqeve analitike, të dy vendet kanë kaluar fazën e tensioneve verbale.

Në shtabin e ushtrisë çlirimtare popullore të Kinës thuhet se me ardhjen në pushtet të Trump, lufta mes Amerikës dhe Kinës i është afruar realitetit më shumë se kurdoherë tjetër. Ushtria e kinës duke shqyrtuar dhe analizuar gjendjen në rajon dhe sidomos në ujërat e detit të Kinës së jugut, thotë se kushtet e krijuara e kanë ndërlikuar akoma më shumë situatën e sigurisë. Në këtë mënyrë duke pasur parasysh gjendjen e sigurisë në rajonin e Azisë dhe paqësorit dhe duke pasur parasysh qëndrimet e Trump kundër Kinës ekziston mundësia e një lufte mes dy vendeve.  Revista ushtarake Army Daily në Kinë duke folur mbi politikat armiqësore të Trump kundër Pekinit shprehu gatishmërinë e Kinës për tu përballur ushtarakisht me Amerikën. Shumë analistë janë të mendimit se politika e dislokimit të raketave Tad, prania ushtarake e Amerikës në detin e Kinës së jugut, detin e Kinës lindore dhe rajone të tjera, janë ndër ato politika të cilat mund të ngjallin konflikt ushtarak mes Kinës dhe Amerikës. Ndoshta analizat e mediave kineze rreth ambicieve luftënxitëse të Trump, mund të jetë parapërgatitje për opinionin publik për të treguar se Trump si objektiv rreth rivalit të tij ka vendosur Kinën. Ekziston mundësia që Trump të njohë zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit nga Kina dhe kjo ndikon shumë në marrëdhëniet dypalëshe. Kjo është shenja e parë e përballjes së Amerikës me Kina dhe këtë Kina nuk mund ta kalojë lehtë. Mediat kineze në raportet  e tyre të mëparshme kanë paralajmëruar se Trump në krahasim me periudhën e demokratëve është në pararojë sa i përket politikave ushtarake dhe mundohet të ushtrojë presione ndaj kinës nga aspekti i sigurisë. Pra këto media janë të mendimit se nisja  e një lufte nuk është vetëm një ide, por një realitet për plotësimin e ambicieve ekspansioniste dhe hegjemoniste të Amerikës. Rex Tillerson në pozitën e sekretarit të shtetit në Amerikë ka thënë se do të pengojë kinën që të ketë akses dhe hyrje në tre ishujt e Kinës së jugut. Politikat e Trump dhe të atyre që e rrethojnë janë aq politika radikale saqë mund ta detyrojnë ushtrinë e Kinës që të përgatitet për një luftë me Amerikë. Partia komuniste e Kinës dhe ushtria e këtij vendi janë mbështetur tek realitet dhe për këtë arsye reagojnë ndaj çdo qëndrimi apo mendimit të shprehur nga Amerika. Si rezultat duhet marrë seriozisht deklarata e presidentit të kinës gjatë vitit të ri. Amerika dhe Kina janë dy vende të varura ekonomikisht nga njëri tjetri dhe përballja ushtarake mes tyre nuk është në interes të asnjërës palë.