Shteti që mirëpret emigrantët përkundër SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43637-shteti_që_mirëpret_emigrantët_përkundër_shba
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka deklaruar se shteti i tij mirëpret ardhjen e emigrantëve, duke bërë një kritikë të tërthortë ndaj vendimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kufizuar hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve myslimane në SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2017 09:07 Europe/Tirane
  • Shteti që mirëpret emigrantët përkundër SHBA

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka deklaruar se shteti i tij mirëpret ardhjen e emigrantëve, duke bërë një kritikë të tërthortë ndaj vendimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kufizuar hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve myslimane në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump të premten nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar ardhjen e refugjatëve në Amerikë dhe për të vendosur kontrolle të ashpra ndaj qytetarëve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni. Përkundër këtij vendimi politik të Trump, Trudeu në faqen e tij në twiter ka shkruar: "Ata që ikin nga persekutimi, terrori dhe lufta, kanadezit i mirëpresin, pavarësisht besimit tuaj. Diversiteti është forca jonë, "Mirësevini në Kanada". Kryeministri kanadez po ashtu ka postuar një foto të tij me një fëmijë sirian në aeroportin e Tornontos në fund të vitit 2015. Vlen të theksohet se, një përjashtim madhor për ndalesën e refugjatëve është bërë për të krishterët sirianë, për të cilët Trump tha se janë të shtypur në vendin e tyre. “Po krijoj masa të reja të vërtetimit, që terroristët radikal islamikë të mbahen jashtë Shteteve të Bashkuara”, tha Trump derisa i ka paraqitur urdhrat e tij në Pentagon, dhe ka shtuar se “nuk i duam ata këtu”. “Ne vetëm dëshirojmë që në vendin tonë t’i pranojmë ata që do ta mbështesin vendin tonë dhe do ta duan thellësisht popullin tonë”, tha Trump. Nga ana tjetër, Duke kundërshtuar dekretin e ri të presidentit amerikan në lidhje me emigracionin që krijon kufizime të reja për vendet islamike, myslimanët e Nju Jorkut kanë zhvilluar sot një protestë masive, duke dënuar këtë vendim të presidentit Donald Trump. Mijëra myslimanë të Nju Jorkut por edhe banorë të tjerë të këtij qyteti, zhvilluan një protestë, ku dënuan vendimin e presidentit amerikan për të vendosur kufizime për refugjatët nga shtatë vende myslimane. Edhe Presidenti i Kubës ka thënë se programi i qeverisë së re amerikane të kryesuar nga Donald Trump është në dëm dhe vë në rrezik interesat e vendeve të Amerikës Latine. Ndërkaq, Raul Kastro, në një fjalim të tij të mbajtur në takimin e krerëve të vendeve anëtare të unionit të vendeve të Amerikës latine dhe Karaibeve, takim që u mbajt në republikën Dominikane ka thënë:  Qeveria e re Amerikës duhet të ketë sjellje respektuese ndaj rajonit mirëpo planet e deklaruara nga presidenti i ri amerikan, janë faktor shqetësues pasi vënë në rrezik interesat e vendeve të Amerikës latine sidomos në tregti, punësim, emigracion dhe ambientin.