Myslimanët e Nju Jorkut protestojnë ndaj politikave të Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43671-myslimanët_e_nju_jorkut_protestojnë_ndaj_politikave_të_donald_trump
Duke kundërshtuar dekretin e ri të presidentit amerikan në lidhje me emigracionin që krijon kufizime të reja për vendet islamike, myslimanët e Nju Jorkut kanë zhvilluar sot një protestë masive, duke dënuar këtë vendim të presidentit Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2017 16:28 Europe/Tirane
  • Myslimanët e Nju Jorkut protestojnë ndaj politikave të Donald Trump

Duke kundërshtuar dekretin e ri të presidentit amerikan në lidhje me emigracionin që krijon kufizime të reja për vendet islamike, myslimanët e Nju Jorkut kanë zhvilluar sot një protestë masive, duke dënuar këtë vendim të presidentit Donald Trump.

Mijëra myslimanë të Nju Jorkut por edhe banorë të tjerë të këtij qyteti, zhvilluan një protestë, ku dënuan vendimin e presidentit amerikan për të vendosur kufizime për refugjatët nga shtatë vende myslimane. Me këtë vendim të ri Donald Trump e ka shpallur të ndaluar për një periudhë tremujore hyrjen në territorin amerikan të shtetasve nga Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.