Anija me dhjetëra turistë konsiderohet e zhdukur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43685-anija_me_dhjetëra_turistë_konsiderohet_e_zhdukur
Një anije me dhjetëra njerëz është zhdukur nga bregu i Borneos, kanë thënë autoritetet detare të Malajzisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2017 18:15 Europe/Tirane
  • Anija me dhjetëra turistë konsiderohet e zhdukur

Një anije me dhjetëra njerëz është zhdukur nga bregu i Borneos, kanë thënë autoritetet detare të Malajzisë.

Kjo anije e kishte humbur kontaktin dje, ndërsa sot janë gjetur të gjallë kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit i anijes, afër një ujëdhese, kanë thënënë autoritetet detare të Malajzisë. Nuk janë dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore. Autoritetet thonë se po vazhdon kërkimi ajror dhe ai detar për 28 udhëtarë kinezë dhe anijen. Kërkimin e pengojnë erërat e fuqishme dhe deti i trazuar. Ky incident tragjik ka koinciduar me festimet për Vitin e Ri Kinez, që zgjasin një javë, e që shënohet edhe në Malajzi nga kinezët etnikë.