Burimet ushtarake të Koresë Jugore: Peniani teston raketë tjetër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43719-burimet_ushtarake_të_koresë_jugore_peniani_teston_raketë_tjetër
Burimet ushtarake të Koresë Jugore kanë njoftuar se Peniani është i gatshëm për të testuar një raketë ndërkontinentale me rreze të mesme veprimi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2017 14:11 Europe/Tirane
  • Burimet ushtarake të Koresë Jugore: Peniani teston raketë tjetër

Burimet ushtarake të Koresë Jugore kanë njoftuar se Peniani është i gatshëm për të testuar një raketë ndërkontinentale me rreze të mesme veprimi.

Agjencia e lajmeve Yunhap njoftoi se një burim ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë Jugore ka deklaruar se Peniani për të arritur në teknologjinë e duhur, në vend të raketës me rreze të larta veprimi, teston raketën ndërkontinentale me rreze të mesme veprimi (IRBMM). Ku burim ushtarak i Koresë Jugore ka shtuar se aktualisht nuk vërehet kurrfarë shenje për hedhjen e raketës ndërkontinentale me rreze të larta veprimi (ICBM). Ndërkohë që ne jemi duke vëzhguar me vëmendje veprimet ushtarake të Penianit për shkak se lideri i Koresë Veriore mund të japë urdhrin për hedhjen e raketës ndërkontinentale me rreze të larta veprimi. Vlen të theksohet se javën e kaluar forcat ushtarake të Koresë Jugore dhe të Amerikës kanë kuptuar se Peniani është duke dislokuar platformën e lëvizshme për hedhjen e raketës ndërkontinentale me rreze të larta veprimi.