Obama përkrah protestat kundër Trump/padia e parë kundër Trump
(last modified Mon, 30 Jan 2017 22:22:54 GMT )
Janar 30, 2017 23:22 Europe/Tirane
  • Obama përkrah protestat kundër Trump/padia e parë kundër Trump

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka folur për herë të parë për zhvillimet në vend që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Tha se populli di të ngrejë zërin kur ‘vlerat amerikane vihen në rrezik’. Obama i inkurajuar nga protestat kundër ndalimit të Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë për media në mbështetje të popullit që po proteston.Në deklaratën e parë publike që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se, u inkurajua nga niveli i angazhimit të  njerëzve në mbarë vendin.“Qytetarë që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u mbledh, për t’u organizuar dhe për ta ngritur zërin përmes zyrtarëve të tyre të zgjedhur është ajo që presim të shohim kur vlerat tona amerikane janë në rrezik”, ka thënë Kevin Lewis, zëdhënës i Obamas i post-presidencës. Deklarata nuk i referohet direkt Urdhrit Ekzekutiv të nënshkruar nga Trump në fundjavë, e që përfshin ndalimin e arritjes në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane. Mijëra amerikanë në mbarë vendin po protestojnë pas urdhrit të Trump që ndalon hyrjen e refugjatëve në SHBA. Nga ana tjetër, kryeprokurori i Uashingtonit, Bob Ferguson, ka bërë të ditur se do të bëjë një padi federale nesër, me synim shfuqizimin e disa pikave kyç të urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, për ndalimin e hyjres së përkohshme në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve dhe imigrantëve nga shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane. Ferguson ka thënë se padia do të mbështetet nga deklarata nga Expedia dhe Amazon.com, që do të dëshmojnë për ndikimin ekonomik të urdhrit të Trumpit kundër imigracionit, raporton Seattle Times. "Ne jemi një vend që bazohet në sundimin e ligjit. Në gjyq, nuk është zëri më i fuqishëm ai që fiton. Është kushtetuta", ka thënë Ferguson, në një konferencë për media. Ai ka thënë se ekipi i tij ligjor ka punuar gjatë tërë fundjavës për të përgatitur padinë, e cila do të bëhet gjatë së hënës. Padia e tij do të jetë e para e këtij lloji kundër urdhrit të presidentit, ka thënë Ferguson.