Kërkesa për bojkotimin e mallrave amerikane në Angli
Pas urdhrit të presidentit amerikan për ndalimin e futjes së shtetasve të huaj nga 7 vende islamike, në Angli është parashtruar kërkesa për sanksionimin dhe bojkotimin e produkteve amerikane.
Gazeta angleze Metro në një artikull të saj shkruan se menjëherë pas nxjerrjes së urdhrit nga Donald Trump, në Angli ka nisur fushata për bojkotimin dhe sanksionimin e produkteve amerikane si Mc Donlad, automjetet e kompanisë Ford, produktet e kompanisë Apple dhe produkteve të tjera. Sanksionimi i produkteve amerikane do të jetë një mesazh i fortë ndaj sjelljeve raciste të Donald Trump, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Organizatorët e fushatës për sanksionimin e produkteve amerikane në Britani kanë thënë se ashtu siç në vitin 1980 blerja e produkteve të Afrikës së Jugut konsiderohej mbështetje ndaj racizmit, edhe tani blerja e produkteve amerikane konsiderohet mbështetje ndaj një regjimi racist në Amerikë.