Shtyhen bisedimet e paqes në Siri
Janar 31, 2017 15:55 Europe/Tirane
Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë, ka njoftuar për shtyrjen e datës së mbajtjes së negociatave të paqes në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Stefan Di Mistura, përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë, tha sot se data e mbajtjes së negociatave për zgjidhjen e krizës në Siri është shtyrë për 20 shkurt 2017. Ai ka thënë se një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e kërkesës së grupeve opozitare për t’i dhënë më shumë. Përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe grupet opozitare dy javë më parë janë takuar në Astana të Kazakistanit në takimin e ndërmjetësuar nga Irani, Rusia dhe Turqia.
Tags