Manovra ushtarake në Gjirin Persik
Amerika, Anglia Franca dhe Australia kanë nisur një manovër të përbashkët ushtarake në gjirin Persik.
Burimet ushtarake amerikane njoftuan se ditën e martë në Gjirin Persik kanë nisur manovrat e përbashkëta ushtarake të marinës amerikane, angleze, franceze dhe të Australisë. Këto manovra do të vazhdojnë deri ditën e enjte. Kjo është manovra e parë ushtarake që kryen Amerika që nga futja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Qëndrimet e Trump dhe programet e tij për ngritjen e kapacitetit dhe potencialit ushtarak të Amerikës në rajone të ndryshme të botës, vetëm pak ditë pasi është futur në Shtëpinë e Bardhë dëshmon për vazhdimin e politikave luftënxitëse dhe ndërhyrëse të Amerikës në rajon. Në kohën kur Donald Trump gjatë fushatës së tij elektorale gjithmonë ka kritikuar politikat ushtarake të Barack Obamës, Amerika nis manovrat në Gjirin Persik. Trump ka premtuar se në vend që të investojë në fushën ushtarake ai buxhetin do ta përdorë për përmirësimin e infrastrukturës së qyteteve të rrënuara në Amerikë. Mirëpo tani kur Trump ndodhet në shtëpinë e bardhë ai ka thënë se do të shtojë buxhetin ushtarak dhe do të heqë kufizimet e vendosura nga kongresi në këtë buxhet. Urdhëresat e Donald Trump që po çojnë në shtimin e veprimeve ushtarake të Amerikës ka ngjallur shqetësime brenda dhe jashtë Amerikës dhe sidomos në rajonin e Gjirit Persik. Rajoni i Gjirit Persik për shkak se është i pasur me energji ai gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes së politikanëve amerikanë nga të dyja anët. Në dekadën e fundit Amerika është përqendruar në çështjet e lindjes së mesme por për momentin presidenti i ri amerikan po mundohet të ulë kundërshtimet në radhë botërore mbi veprimet ushtarake të Amerikës. Në këto kushte shtimi i veprimeve ushtarake të Amerikës në rajon jo vetëm që vë në rrezik sigurinë dhe stabilitetin e rajonit por në rajon krijon edhe tensione të reja. Në këto kushte Donald Trump, strategjinë e tij ushtarake e ka justifikuar me politikat preventuese dhe ndjek një politikë të paqartë sa i përket strategjisë operative dhe sulmuese. Në këto kushte analistë politikë të rajonit kanë paralajmëruar se Amerika në momente të ndryshme mes tyre edhe në kohën e ardhjes në pushtet të Donald Trump, gjithmonë ka ndjekur dhe ndjek interesat e saj në rajon duke zbatuar strategji komplotuese nëpërmjet veprimeve ushtarake.