Guters kritikon Trump për shkak të emigrantëve
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kritikuar veprimin e Uashingtonit për të ndaluar futjen e emigrantëve në Amerikë dhe ka thënë se vendimet e marra qorrazi dhe pa informacione të sakta janë kundër sigurisë së Amerikës.
Antonio Guters pasi kritikoi vendimin e Donald Trump tha se plani anti-emigracion i Trump vetëm sa dëmton jetën e njerëzve të thjeshtë pasi terroristët shumë lehtë mund ta anashkalojnë këtë ligj. Guters vuri në dukje se të gjitha vendet kanë të drejtë të mbrojnë kufijtë e tyre dhe të parandalojnë futjen e terroristëve dhe tha; Zbatimi i urdhrit për ndalimin e futjes së emigrantëve në Amerikë bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Plani i Trump është diskriminim racial dhe fetar dhe një plan i tillë mund të bëhet shkak për propaganda ideologjike dhe anëtarësime në grupet terroriste. Guters kohë më parë është kërcënuar nga Amerika me uljen e ndihmave financiare të Amerikës për OKB.