Kërkesa e vendeve të Amerikës Latine për tu përballur me Trump
Sekretari i unionit të vendeve të Amerikës Latine ka kërkuar hartimin e një strategjie për tu përballur me politikat anti-emigracion të Donald Trump.
Erneseto Samper në takimin e jashtëzakonshëm të unionit të vendeve të Amerikës latine ka kërkuar që këto vende të reagojnë ndaj politikave të fundit të Donald Trump dhe ka theksuar se tani është koha për reagim. Ai politikat anti-emigracion të qeverisë amerikane i ka quajtur ksenofobe dhe raciste dhe prej vendeve anëtare kërkoi të mbajnë qëndrim unik kundrejt vendimeve të Trump. Në këtë takim të jashtëzakonshëm morën pjesë ministrat e jashtëm të 12 vendeve anëtare të unionit të vendeve të Amerikës Latine. Ata diskutuan për ruajtjen e unitetit dhe solidaritetit të rajonit si dhe përballjen me problemet ekonomike dhe qëndrimet e ashpra të qeverisë së re amerikane.