Dështimi i ushtrisë së Amerikës në luftën kibernetike kundër ISIS
Dobësia e ushtrisë kibernetike të Amerikës në përballje me ISIS në hapësirën virtuale po zbulohet gjithnjë e më tepër.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, ushtria e Amerikës në luftën kibernetike kundër grupit terrorist ISIS po përballet me vështirësi të mëdha dhe disa drejtues të kësaj lufte janë munduar të mbulojnë këtë dobësi. Dasmund Balter, një prej gazetarëve hulumtues në lidhje me këtë çështje, thotë se një projekt virtual anti-propagandistik i quajtur "Web upps", ka dështuar në masë të madhe. Shumë analistë arabishtfolës që janë inkuadruar në projektet anti-propagandistik, janë të dobët dhe të paefektshëm. Ata nuk mund të flasin rrjedhshëm gjuhën arabe dhe kanë perceptim shumë të ngushtë rreth islamit dhe nuk kanë kurrfarë përshtatshmërie me propaganduesit e ISIS në sferën virtuale. Ushtria e Amerikës, luftën kibernetike kundër ISIS e ka filluar me qëllim të dobësimit të kapaciteteve të këtij grupi terrorist në sferën virtuale.