Bashkësia Ndërkombëtare, inaktive në katastrofën humanitare në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43959-bashkësia_ndërkombëtare_inaktive_në_katastrofën_humanitare_në_jemen
OKB ka shprehur shqetësimin e saj të radhës mbi gjendjen e njerëzve në qytetet Dhubab dhe Makha në provincën Taiz të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 02, 2017 05:08 Europe/Tirane
  • Bashkësia Ndërkombëtare, inaktive në katastrofën humanitare në Jemen

OKB ka shprehur shqetësimin e saj të radhës mbi gjendjen e njerëzve në qytetet Dhubab dhe Makha në provincën Taiz të Jemenit.

Drejtori i operacioneve humanitare të OKB ka paralajmëruar për krizën humanitare dhe rrezikun e urisë në Jemen. Drejtori për operacione humanitare të OKB, të enjten në KS të OKB ka deklaruar: "Konflikti i Jemenit është shndërruar në një nevojë urgjente për sigurinë ushqimore në botë dhe në rast se nuk merren masa emergjente, uria do të rrezikojë jetën e qindra mijëra qytetarëve jemenas". Ai ka shtuar: "Situata për fëmijët jemenas është edhe më rrezikshme, sepse 2.2 milionë fëmijë jemenas po vuajnë nga keqyshqyerja dhe për çdo ditë po vdesin me dhjetëra fëmijë për shkak të urisë". Përfaqësuesi i OKB në Jemen, me anë të një deklarate ka thënë se informacionet frontale tregojnë se operacionet ushtarake në zonat bregdetare Dhubab dhe Al-Mekha kanë detyruar pjesën më të madhe të banorëve që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre. Lufta ka detyruar me dhjetëra mijëra banorë të Jemenit që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe organizatat humanitare janë duke mbledhur ndihma emergjente si ujë, ushqim, strehim dhe ndihma mjekësore, mirëpo vazhdimi i luftës po pengon dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në qytet e provincës Taiz dhe dërgimi i çfarëdo ndihme humanitare, ka nevojë për ndërprerjen e luftës. Përfaqësuesi i OKB në Jemen ka dënuar sulmet kundër objekteve të infrastrukturës jetike, rrugët dhe urat që lidhin portin Al-Hadida me provincat e tjera të Jemenit dhe ka thënë: "Sulmi ndaj objekteve të infrastrukturës jetike pengon dërgimin e ndihmave humanitare dhe veprimtarin tregtare të Jemenit dhe rezulton me izolimin e qyteteve të Jemenit dhe sjell rrezik për sigurinë ushqimore për popullin jemenas". Ndërsa një tjetër përfaqësuesi i OKB deklaroi se refugjatët jemenas jetojnë në kushte çnjerëzore dhe kanë nevojë për mjetet më elementare të jetesës si ushqime dhe veshmbathje. Drejtori katariot i zyrës së çështjeve humanitare të OKB në Jemen, deklaroi se numri i refugjatëve jemenas ka shkuar në 2.2 milionë njerëz të cilët jetojnë në kushtet më çnjerëzore dhe kanë nevojë për ndihma emergjente humanitare. Ai gjithashtu kritikoi Arabinë Saudite dhe aleatët e saj se po pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për popullin jemenas. Më herët Kryetari i Këshillit të lartë politik të Jemenit dënoi heshtjen e BN përballë krimeve të regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe deklaroi se paqja është opsioni i parë i popullit jemenas. Saleh Al Samad, kryetari i Këshillit të lartë politik të Jemenit, deklaroi se sot avionët agresorë sauditë kanë bombarduar Qendrën e kujdesin për të verbërit në Sana, kryeqytet i Jemenit, si dhe një azil pleqsh në qytetin Aden në jug të Jemenit. Me gjithë disfatat e njëpasnjëshme në Jemen, Arabia Saudite vazhdon sulmet kundër zonave të banuara në këtë vend, duke shkaktuar shkatërrime si dhe të vdekur e të plagosur në radhët e civilëve jemenas. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi.