Protesta anti-qeveritare në Brazil
Banorët e qytetit Rio De Janeiro janë ngritur në protesta kundër masave të kursimit ekonomik të ndërmarra nga qeveria e Brazilit.
Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, policia anti-revoltë e Brazilit për shpërndarjen e protestuesve ka përdorur gaz lotsjellës ndërkohë që në këto protesta merrnin pjesë shtresa të ndryshme të shoqërisë si të moshuarit dhe vetë forcat e policisë. Qeveria e Brazilit ka marrë vendim të shtojë nivelin e taksave nga 11-14% si dhe të ulë numrin e punonjësve, të anulojë programet e shërbimit social, si dhe ka në program të privatizojë disa pjesë të infrastrukturës me qëllim zbatimin e reformave për kursim ekonomik. Ndërkohë populli i Brazilit është ngritur kundër këtyre masave të qeverisë në shumë qytete të vendit.