Kancelarja gjermane e shqetësuar me Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43987-kancelarja_gjermane_e_shqetësuar_me_turqinë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me lirinë e shprehjes në Turqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2017 14:26 Europe/Tirane
  • Kancelarja gjermane e shqetësuar me Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me lirinë e shprehjes në Turqi.

Merkel sot në takimin e zhvilluar në Ankara me Rexhep Taip erdogan, president i Turqisë, ka diskutuar në lidhje me lirinë e shprehjes, çështjen e emigrantëve, marrëveshjen për kthimin e emigrantëve të cilët përmes Turqisë kanë shkuar në Evrope, kërkesën për kthimin e personave të dyshuar për kryerjen e grusht shtetit në Turqi, zhvillimet në Siri, Irak dhe në Detin Egje. Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, është planifikuar që Merkel të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë Binali Yildirim, me të cilin do të diskutojnë për zgjidhjen e krizës së emigrantëve. Kjo është vizita e parë e kancelares gjermane në Turqi, pas grushtit të shtetit në Turqi, në korrik të vitit të kaluar.