Rusia kritikon ashpër veprimet e Perëndimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44075-rusia_kritikon_ashpër_veprimet_e_perëndimit
Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar veprimet stimuluese të perëndimit ndaj Ukrainës. Vladimir Putin në një intervistë televizive ka thënë se qeveria ukrainase me qëllim marrjen e ndihmave financiare nga Amerika, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare, ka ndërmarrë disa veprime konfliktuoze në rajonin Donbas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 03, 2017 19:01 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon ashpër veprimet e Perëndimit

Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar veprimet stimuluese të perëndimit ndaj Ukrainës. Vladimir Putin në një intervistë televizive ka thënë se qeveria ukrainase me qëllim marrjen e ndihmave financiare nga Amerika, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare, ka ndërmarrë disa veprime konfliktuoze në rajonin Donbas.

Putin ka shtuar se qeveria e Ukrainës ka nevojë për ndihma financiare dhe synon të luaj rolin e viktimës karshi bashkësisë ndërkombëtare. Nga ana e saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka shprehur “dënim të ashpër të aksioneve të Rusisë” në pjesën lindore të Ukrainës dhe ka tërhequr vërejtjen se sanksionet e ndërlidhura me Ukrainën kundër Rusisë nuk do të tërhiqen, derisa Krimeja t’i kthehet Ukrainës. “Krimeja është pjesë e Ukrainës”, tha Nikki Haley mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe ka shtuar se “sanksionet tona të ndërlidhura me Krimenë mbesin ashtu siç janë, derisa Rusia ta kthejë kontrollin e gadishullit tek Ukraina”.