Një gjyqtar federal pezullon urdhrin e Trump për emigrantët
Prokurori i Uashingtonit ka bërë të ditur se gjykatësi federal i Siatelit ka pezulluar urdhrin ekzekutiv të Trump në lidhje me emigracionin në të gjithë Amerikën.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Bob Fergusen, prokurori i Uashingtonit të premten në mbrëmje ka bërë të ditur pezullimin e urdhrit ekzekutiv të Donald Trump, presidentit të Amerikës, për ndalimin e emigracionit drejt Amerikës. Ky vendim është marrë pasi Fergusen së bashku me prokurorin e Minesota, urdhrin ekzekutiv të Donald Trump e kanë cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Amerikës dhe kanë paraqitur padi në gjykatën federale të Siatelit kundër qeverisë së Donald Trump. Sipas këtij burimi Xhejms Robert, gjykatësi federal i Siatelit, ka pranuar argumentimin e këtyre dy prokurorëve dhe ka lëshuar urdhrin gjyqësore për pezullimin e përkohshëm dhe gjithëpërfshirës të urdhrit të Trump ndaj emigrantëve. Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, të premten më 27 janar 2017, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende myslimane në Amerikë.