Federika Mogherini, kritikon Trump
Shkurt 04, 2017 08:02 Europe/Tirane
Shefja e diplomacisë evropiane, ka kritikuar vendimin e Donald Trump për bllokimin e futjes së refugjatëve në Amerikë.
Federika Mogherini, në një fjalim të saj pasi kritikoi politikat e emigracionit të Donald Trump tha se BE kërkon vazhdimin e bashkëpunimit me Amerikën mirëpo politika e bllokimit të refugjatëve nuk është rrugëzgjidhje e këtij fenomeni. Sa i përket ndërtimit të murit ndarës me Meksikën, Mogherini tha se BE nuk është e të njëjtit mendim për ndërtimin e këtij muri dhe se BE kërkon më shumë bashkëpunim me partnerët. Më herët John Kelly në një intervistë dhënë Fox News shpresoi që muri ndarës me Meksikën të përfundojë brenda 2 viteve të ardhshëm.
Tags