Tjetër rast konflikti mes Turqisë dhe Greqisë
Turqia dhe Greqia kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për veprime të pamatura në Detin Egje, ku këto dy vende kanë një mosmarrëveshje territoriale.
Gjatë kësaj jave, Turqia konfirmoi se forcat speciale greke zbarkuan në ishullin grek Kos në Egje. Greqia, nga ana tjetër, të mërkurën ka bërë të ditur për sulme masive të avionëve ushtarak turq mbi pjesët qendrore dhe jugore të këtyre ujërave. Të premten, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Turqisë Husein Muftoglu paralajmëroi Athinën për "çdo hap që ndërmerr kundër të drejtës ndërkombëtare që mund të krijojë tensione", njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu. Muftoglu tha se marrëveshja e paqes e Parisit e nënshkruar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ka ndaluar militarizimin e ishujve. Greqia thotë se Turqia nuk ka qenë pjesë e këtij traktati dhe në këtë mënyrë nuk ka juridiksion për të gjykuar mbi zhvillimet në këtë rajon. Ministrisë së jashtme të Turqisë, megjithatë, paralajmëroi se Ankaraja do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur "të drejtën e saj mbi Egje". Të dyja palët ishin gati për një luftë mes veti në vitin 1996 në lidhje me pronësinë e idhujve të pabanuar të Egjeut, që në Greqi njihen si Imia kurse në Turqi si Karadak. Të dielën e kaluar, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke Husein Akar bëri një vizitë të papritur në këto ishuj. Kohët e fundit ka pasur po ashtu akuza të ndërsjella midis këtyre dy vendeve, pasi që Greqia vendosi të mos ekstradojë ushtarakët të cilët pas grusht shtetit të dështuar në Turqi kanë ikur në Greqi. Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias deklaroi se sjelljet e Turqisë duket të jenë si "një përpjekje për të nxjerrë jashtë krizën e brendshme të vendit".