Valë e re arrestimesh në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44167-valë_e_re_arrestimesh_në_turqi
Agjencia e lajmeve Anadolu bëri të ditur se policia turke ka arrestuar të shtunën 177 persona që akuzohen për lidhje me organizatën e Fethullah Gulen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2017 17:59 Europe/Tirane
  • Valë e re arrestimesh në Turqi

Agjencia e lajmeve Anadolu bëri të ditur se policia turke ka arrestuar të shtunën 177 persona që akuzohen për lidhje me organizatën e Fethullah Gulen.

Arrestimet janë kryer në 49 provinca të Turqisë. Gjithashtu, në kuadër të luftës kundër terrorizmit janë kryer dhe sulme të shumta në të gjithë vendin dhe janë arrestuar të paktën 746 persona. Është caktuar paraburgim për 516 persona, në mesin e të cilëve edhe kryetarë komunash, si dhe përfaqësues të partive HDP dhe BDP. Gjatë operacioneve të forcave turke të sigurisë kundër organizatës terroriste PKK, brenda dhe jashtë Turqisë, gjatë janarit janë neutralizuar të paktën 90 pjesëtarë të PKK-së, raporton Anadolu. Gjithashtu është bërë e ditur se në periudhën e njëjtë gjatë operacioneve të paktën 11 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë janë vrarë ndërsa 9 janë plagosur.