Tërhiqet dekreti që liron nga burgu zyrtarët e korruptuar
Shkurt 04, 2017 19:29 Europe/Tirane
Qeveria e Rumanisë ka tërhequr dekretet, me anë të të cilit liroheshin disa zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion.
Tërheqja vjen pas protestave disa ditore masive që kishin përfshirë të gjithë Rumaninë. Kryeministri Sorin Grindeanu tha se dekreti do të shfuqizohet në një mbledhje të kabinetit të dielën. Dhjetëra mijëra rumunë kanë mbajtur protesta të përditshme kundër dekretit, i cili do të lironte nga burgu zyrtarët e korruptuar. Ndërkohë edhe BE kishte paralajmëruar Rumaninë që nuk duhet të bënte hapa prapa në luftën kundër korrupsionit.
Tags