Shpenzimet e larta të Al Saud për përhapjen e vahabizmit
(last modified Sun, 05 Feb 2017 05:49:20 GMT )
Shkurt 05, 2017 06:49 Europe/Tirane
  • Shpenzimet e larta të Al Saud për përhapjen e vahabizmit

Revista amerikane Global East, në një raport të saj ka folur mbi zgjerimin e radikalizmit, takfirizmi, vahabizmit dhe dhunës në të gjithë Afrikën gjë e cila bëhet me shpenzimin e miliarda dollarëve nga ana e Arabisë Saudite.

Kjo revistë shkruan se presidenti amerikan Donald Trump, nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj veprimeve të Arabisë Saudite në Afrikë pasi ky vend mundohet të përhapë në Afrikë idetë e dhunshme, takfiriste dhe vahabiste. Revista Global East si shembull të luftës së butë të Arabisë Saudite dhe përpjekjeve të saj hegjemoniste sjell rajonin Zamefara në Nigeri përgjatë vitit 1999. Kjo zonë është kthyer në bastionin kryesor të ISIS dhe Boko Haram në Nigeri. Themeluesit e këtyre grupeve gjithashtu kanë pasur lidhje me Arabia Saudite. Baza ideologjike e këtyre dy grupeve terroriste është Vahabizmi dhe kjo ideologji e devijuar përbën thelbin e aktiviteteve terroriste të Al Saud në rajon dhe në botë. Grupet terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite si ISIS dhe Al Kaida në vendet evropiane, afrikane dhe aziatike operojnë me emra të ndryshëm si Ensarul Sharia, Boko Haram dhe Al Shabab. Kjo është një alarm për rrezikun që i kanoset sigurisë së botës. Zgjerimi i dhunës, radikalizmit dhe i pasigurisë në nivel botëror është fryt i politikave strategjike të sauditëve për përhapjen e bindjeve dhe ideologjisë vahabiste nën mbështetjen e Amerikës. Rezultati i shkollave vahabiste që ishte parashikuar të ndihmonte interesat e Arabisë Saudite dhe të aleatëve të saj në rajonet strategjike, sot ka kaluar kufirin dhe po kërcënon qytete të ndryshme evropiane, aziatike, afrikane dhe ato amerikane. Analizimi i veprimtarisë së Arabisë Saudite brenda dhe jashtë tregon se shumica e terroristëve të rajonit dhe të botës janë me origjinë nga Arabia Saudite dhe ndikohen plotësisht nga prirjet dhe ideologjia vahabiste. Ata gjithashtu kanë mbështetje me mjete financiare dhe armatime nga ana e regjimit Al Saud. Si rezultat këto rrjedha të devijuara kanë luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e aktiviteteve terroriste të Al Saud në rajon dhe në botë. Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Wikileaks, Hillary Clinton ish sekretare amerikane e shtetit ka pohuar se Arabia Saudite është ajo që plotëson pjesën më të madhe të nevojave financiare për grupet terroriste në botë mes tyre në Afrikë dhe këtë realitet e kanë konfirmuar edhe mediat amerikane si Uashington Post, Nju Jork Times dhe Global East.

 


 

Tags