Vazhdojnë protestat e amerikanëve kundër Trump
Qytetarët e Amerikës në vazhdim të protestave të tyre kundër qeverisë së Donald Trump, përsëri kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme të Amerikës dhe kanë protestuar kundër politikave të Donald Trump, presidentit të Amerikës.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se protestuesit amerikanë të shtunën pasdite kanë dalë në rrugët e qyteteve Danur, Filadelfia, Nju Jork, Uashington DC dhe Miami dhe kanë dënuar kufizimet e vendosura nga Donald Trump për hyrjen e myslimanëve në Amerikë. Protestuesit gjithashtu, duke hedhur slogane, kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë ndaj emigrantëve. Donald Trump, presidenti i Amerikës, të premten më 27 janar 2017, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e kufizimeve të gjera ndaj hyrjes së emigrantëve në Amerikë nga shtatë vendet myslimane Irani, Iraku, Sudani, Somalia, Libia, Siria dhe Jemeni. Ky veprim i Trump është përballur me reagime dhe protesta botërore dhe shumë vende të botës këtë vendim të presidentit të Amerikës e kanë cilësuar diskriminues dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Trump para kësaj në fjalimet e tij raciste gjatë fushatës elektorale, gjithnjë ka deklaruar se nëse do të bëhet president i Amerikës, do të ndalojë hyrjen e myslimanëve në territorin e Amerikës dhe do të ndërtojë mur në kufijtë mes Amerikës dhe Meksikës për të ndaluar hyrjen e emigrantëve.