Turqia kritikon deklaratat e ministrit të mbrojtjes së Greqisë
Ministri i mbrojtjes së Turqisë i ka quajtur provokuese deklaratat e ministrit të mbrojtjes së Greqisë kundër qeverisë dhe presidentit të Turqisë.
Panus Kamnus, ministri i mbrojtjes së Greqisë, së fundi ka kritikuar ashpër Turqinë dhe ka thënë se qeveria e këtij vendi po sillet sikur "kauboj". Ndërkohë Fikri Ishik deklaroi: "Sjelljet dhe deklaratat e ministrit të mbrojtjes së Greqisë janë shumë larg ndjenjës së përgjegjësisë dhe shumë provokuese dhe i ka dënuar ashpër ato. Vlen të theksohet se deklaratat me tone të ashpra mes Turqisë dhe Greqisë janë shtuar në kohën kur bashkëpunimi i këtyre të dy vendeve luan rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e disa problemeve rajonale si parandalimin e hyrjes së emigrantëve ilegalë në Evropë.