500 mijë persona kërkojnë dorëheqjen e qeverisë rumune
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44329-500_mijë_persona_kërkojnë_dorëheqjen_e_qeverisë_rumune
Më shumë se 500 mijë persona kanë protestuar në të gjithë Rumaninë, pavarësisht revokimit të një dekreti nga ana e qeverisë, ç’ka ishte edhe zanafilla e zemërimit te rumunëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2017 15:21 Europe/Tirane
  • 500 mijë persona kërkojnë dorëheqjen e qeverisë rumune

Më shumë se 500 mijë persona kanë protestuar në të gjithë Rumaninë, pavarësisht revokimit të një dekreti nga ana e qeverisë, ç’ka ishte edhe zanafilla e zemërimit te rumunëve.

Qeveria e tërhoqi dekretin, i cili do të mbronte shumë politikanë nga ndjekja penale për korrupsion.Vendimi për shfuqizimin e dekretit u konfirmua në një takim urgjent te qeverise ne Bukuresht.Por protestuesit mbeten të pakënaqur në lidhje me një version të rishikuar të projekt-ligjit, i cili pritet të shkojë se shpejti në parlament. Shumë po kërkojnë madje që qeveria të japë dorëheqjen.“Nuk dorëzohemi” dhe “duam dorëheqjen” kanë qenë parullat që janë projektuar mbi zyrën e kryeministrit rumun.Protestuesit i tremben projekt-ligjit të ri, i cili sipas tyre mund të përmbajë elemente të njëjta të dekretit të shfuqizuar por të paraqitura në një forme tjetër. Demonstrata në Bukuresht u konsiderua si kulmi i protestës se ditëve të fundit, ndërkohë këto tubime janë më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit ne Rumani.Fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të vendosë më vonë gjatë javës mbi ligjshmërinë e dekretit origjinal.