Gjykata angleze analizon shitjen e armatimeve për Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44405-gjykata_angleze_analizon_shitjen_e_armatimeve_për_arabinë_saudite
Gjykata e lartë e Anglisë do të analizojë dosjen e shitjes së armatimeve angleze për Arabinë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2017 16:52 Europe/Tirane
  • Gjykata angleze analizon shitjen e armatimeve për Arabinë Saudite

Gjykata e lartë e Anglisë do të analizojë dosjen e shitjes së armatimeve angleze për Arabinë Saudite.

Sipas një njoftimi të Press tv, gjykata e larta britanike sot ka nisur shqyrtimin e dosjes për shitjen e armëve Arabisë Saudite, proces që do të zgjasë tre ditë. Kërkesa për shqyrtimin e  kësaj dosjeje është bërë nga lëvizja kundër shitjes së armëve e njohur me inicialet CAAT, nga organizata Amnesty International dhe nga organizata HRW të cilët akuzojnë qeverinë angleze për bashkëpunim në krimet e luftës së Arabisë Saudite në Jemen. Andrew Smith zëdhënës i CAAT ka thënë se qeveria angleze prej 2 vitesh ka nisur shitjen e armëve për Arabinë Saudite e cila këto armë i ka përdorur në luftën kundër Jemenit dhe vrasjen e popullit jemenas, që nga 26 marsi i vitit 2015 e deri tani Anglia ka nënshkruar kontrata për shitjen e armëve Arabisë Saudite në vlerë 3.3 miliard dollarë.