Marrja e ryshfeteve nga MEK, tjetër skandal për Amerikën
Deri më sot është folur shumë për mbështetjen e Amerikës ndaj grupeve terroriste dhe mbi rolin e Amerikës në krijimin e grupit terrorist Al Kaida dhe shfrytëzimin e këtyre grupeve për qëllime të caktuara dhe për plotësimin e interesave të Amerikës. Mirëpo në këtë mes, çështja e marrjes së ryshfeteve nga ana e funksionarëve amerikanë, është një tjetër skandal i Amerikës në mbështetjen e saj ndaj terrorizmit.
Amerika për një kohë të gjatë ka mbështetur grupin terrorist Muxhahedin-e-Khalk (MEK). Një prej lajmeve më të freskëta në këtë fushë është raporti i Associated Press lidhur me ryshfetet që senatorët amerikanë kanë marrë nga grupi MEK për të propaganduar dhe lobuar në interes të këtij grupi terrorist. Agjencia e lajmeve Associated Press në një raport të saj ka zbuluar se disa funksionarë të kabinetit të qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, kanë marrë ryshfet për të mbajtur fjalime në favor të grupit terrorist Muxhahedine Khalk. Sipas këtij raporti të Associated Press, një prej sekretarëve të qeverisë së Trump dhe disa këshilltarë dhe të afërm të tij, kanë marrë shuma të majme parash për të mbajtur fjalime në qarqet dhe në takime e grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk jashtë territorit të Amerikës. Sipas këtij burimi, Elaine Chao e cila javën e kaluar është emëruar sekretar për transport në qeverinë e Donald Trump dhe është konfirmuar nga Senati i Amerikës, në vitin 2015 për të mbajtur një fjalim 5 minutash në një takim të grupit terrorist Muxhahedine Khalk, ka marrë ryshfet 50 mijë dollarë nga ky grup terrorist. Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, gjithashtu, për të mbajtur fjalime në favor të këtij grupi terrorist, ka marrë ryshfet shuma të majmeve parash. Rudy Giuliani aktualisht është një prej këshilltarëve të Donald Trump. Sipas këtij burimi, disa ish-funksionarë republikanë dhe demokratë të SHBA-ve si Njut Gingriçm, ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltar aktual i presidentit të Amerikës, kanë mbajtur fjalime për grupin terrorist Muxhahedine Khalk. Javën e kaluar një grup i ish-funksionarëve amerikanë i kanë dërguar një letër Donald Trump në të cilën kanë kërkuar krijimin e rrethanave për vendosjen e lidhjeve me grupin terrorist Muxhahedine Khalk. Në vitin 1991-1992 Sadam Huseini në Irak ka përdorur elementët e grupit terrorist MEK për të shtypur kurdët e Irakut dhe për të vrarë masivisht mijëra gra dhe fëmijë. Në kohën kur Sadami u rrëzua pas sulmit të Amerikës, grupi terrorist MEK u vendos në mbrojtje të Amerikës dhe për një kohë të gjatë qëndroi në kampin Liberty. Mirëpo me lobimet e bëra në Amerikë dhe në Angli anëtarët e këtij grupi terrorist u transferuan në Shqipëri për të vazhduar lirshëm aktivitetin e tyre. Transferimi i tyre në Shqipëri u bë në kohën kur asnjë prej vendeve mbështetëse të terroristëve të MEK, d.m.th. Amerika, Anglia dhe Franca nuk ishin të gatshëm që të pranonin në vendin e tyre anëtarët e MEK. Disa prej funksionarëve në Amerikë janë të mendimit se në rast se Uashingtoni synon të përballet me Iranin, atëherë grupi terrorist MEK mund të luajë një rol të konsiderueshëm në këtë aspekt. Reimond Tanter, ish anëtar i këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë dhe një prej mbështetësve të MEK në librin e tij lidhur me heqjen e grupit MEK nga lista e Uashingtonit të grupeve terroriste, ka thënë se ky grup është opsioni më i mirë që mund të përdorë Amerika në zbatimin e projekteve të saj kundër Iranit. Amerika nuk i kushton rëndësi faktit që grupi terrorist MEK është përgjegjës për vrasjen dhe terrorizmin e 17 mijë iranianëve, pasi për Amerikën ka rëndësi realizimi i qëllimeve të saj edhe me përdorimin dhe shfrytëzimin e të tilla grupeve terroriste.