Zgjerohen protestat kundër policisë në Francë
(last modified Wed, 08 Feb 2017 17:00:57 GMT )
Shkurt 08, 2017 18:00 Europe/Tirane
  • Zgjerohen protestat kundër policisë në Francë

Dhuna makabre dhe përdhunimi i një të riu nga një grup policësh kanë çuar në kaos periferinë e Parisit.

Pas protestave të dhunshme, djegies së makinave dhe konfrontimeve të ashpra me policinë, dhjetëra protestues janë arrestuar. Gjithçka nisi më 2 shkurt, ku katër policë gjatë patrullimeve në zona të quajtura problematike, rrahën barabarisht dhe përdhunuan me shkop gome një 22 vjecar. I riu ndodhet në spital me plagë të rneda, ku u vizitua edhe nga Presidenti i vendit Fransua Hollande. Pavaresisht ngjarjes, 22 vjeçari tha e dua qytetin tim dhe stop luftës.Periferia veriore e Parisit është përfshirë nga dhuna, kaosi dhe flakët, situatë e krijuar pas dhunës makabre dhe përdhunimit të një të riu me ngjyrë nga një grup policësh. Të zemëruar, banorët i kanë vënë flakën makinave dhe disa institucioneve, teksa janë përleshur me forcat e rendit.Dhjetëra prej tyre janë arrestuar, teksa dhuna është përhapur edhe në zona të tjera të rrethinave të kryeqytetit. Gjithçka nisi më 2 shkurt, ku katër policë gjatë patrullimeve në zona të quajtura problematike, rrahën barabarisht dhe përdhunuan me shkop gome një 22 vjecar i cili po kalonte qetësisht në zonë. Oficerët e policisë janë pezulluar nga detyra, ku njëri prej tyre po hetohet për përdhunim dhe tre të tjerë për dhunë makabre. Motra e 22-vjeçarit të dhunuar tha për televizionin “BFMTV” se, situata kishte dalë jashtë kontrollit kur vëllai i saj i tha policëve të tregoheshin më të butë me një grup të rinjsh, pasi një prej efektivëve qëlloi me shuplakë njërin prej tyre.“Shumë gjëra ndodhën në atë moment, veçanërisht dhuna me shkop. Ata e rrethuan qëllimisht në një cep ku nuk ka kamera, duke e rrahur edhe më shumë”, tha ajo. Kryeministri Bernard Cazeneuve dënoi aktin dhe kërkoi ndëshkimin e përgjegjësve. Ndërkohë, presidenti francez François Hollande vizitoi 22-vjeçarin e dhunuar në një spital në periferi të Parisit.I shtrirë në krevatin e spitalit, Teos , 22 vjec, në sytë e presidentit të republikës franceze François Hollande që kishte ardhur për vizitë, bën thirrje për paqe. Falenderoj presidentin për vizitën, pavarësisht të gjithave unë e dua qytetin tim. Stop luftës, duhet të qëndrojmë të bashkuar, kam besim tek drejtësia, thotë ai. Teos i duhet të qëndrojë në spital për më shumë se 60 ditë si pasojë e plagëve të marra dhe hemoragjisë, kurse ngjarja shërbeu si kujtesë për autoritet që të kenë në vëmendje për periferitë apo lagjet ku papunësia është e madhe dhe numri i emigrantëve më i lartë se mesatarja e popullsisë. Incidenti vjen në kohën kur Franca po përgatitet për të zgjedhur presidentin e ri të vendit dhe ku frika e terrorizmit është ngjallë sërish .

 

Tags