Steinmeier: Do të jem kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44511-steinmeier_do_të_jem_kundër_trump
Ish ministri i jashtëm i Gjermanisë i cili së shpejti pritet të marrë postin e presidentit, ka folur mbi qëndrimet e tij kundër Trump.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 09, 2017 03:41 Europe/Tirane
  • Steinmeier: Do të jem kundër Trump

Ish ministri i jashtëm i Gjermanisë i cili së shpejti pritet të marrë postin e presidentit, ka folur mbi qëndrimet e tij kundër Trump.

Frank Walter Steinmeier, në një fjalim të tij foli mbi programin e ardhshëm në postin e presidentit dhe tha: Gjatë mandatit presidencial me padyshim do të përballem me sfida, probleme dhe çështje të ndryshme. Sa i përket politikës së jashtme ai përmendi zgjedhjen e Donald Trump në postin e presidentit të Amerikës dhe tha se bota përballet me kriza të shumta dhe për këtë duhen hedhur hapa të rëndësishëm dhe strategjikë për vendosjen e demokracisë. Ai shprehu bindjen se qëndrimet e tij anti-Trump do t'i shprehë edhe në mandatin e tij presidencial. Në kohën e fushatës elektorale në Amerikë, Berlini ka shprehur mbështetjen e tij për Hillary Clinton kandidate e demokratëve. Në atë kohë Steinmeier i cili mbante postin e ministrit të jashtëm, presidentin Trump e ka quajtur një person të paditur.