Mogherini: BE duhet të pranojë emigrantët
Shefja e diplomacisë evropiane furi në dukje se vendet evropiane duhet të arrijnë në përfundimit se për të zhvilluar ekonomitë e tyre duhet të pranojnë emigrantët.
Federika Mogherini në hapjen e takimit mes Evropës dhe Afrikës që u zhvillua në Maltë tha se vendet evropiane janë vende në plakje e sipër dhe për këta arsye Evropa duhet të pranojë emigrantët. Ajo tha se mënyra e zgjidhjes së krizës së emigrantëve është bashkëpunimi mes vendeve evropiane, pasi mbyllja e rrugëve të futjes së emigrantëve nuk e zgjidh problemin. Mogherini ndër të tjera vuri në dukje se Afrika duhet të marrë masa për të parandaluar pasjet e emigracionit të jashtëligjshëm të njerëzve pasi vetëm vitin e kaluar në përpjekje për të kaluar Mesdheun kanë humbur jetën të paktën 4500 persona. Që nga fillimi I këtij viti e deri tani më shumë se 8500 emigrantë që synonin të arrinin Evropën nëpërmjet kalimit të detit Mesdhe për të shkuar në Itali janë shpëtuar ndërsa 227 prej tyre rezultojnë të zhdukur.