Agjencitë amerikane të sigurisë paralajmërojnë Trump mbi përballjen me Gardën Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44567-agjencitë_amerikane_të_sigurisë_paralajmërojnë_trump_mbi_përballjen_me_gardën_revolucionare
Organizatat e sigurisë kombëtare të SHBA, duke reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan kundër Gardës Revolucionare të Iranit, e paralajmëruan atë në lidhje me pasojat e  këtij veprimi të Shtëpisë së Bardhë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2017 16:22 Europe/Tirane
  • Agjencitë amerikane të sigurisë paralajmërojnë Trump mbi përballjen me Gardën Revolucionare

Organizatat e sigurisë kombëtare të SHBA, duke reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan kundër Gardës Revolucionare të Iranit, e paralajmëruan atë në lidhje me pasojat e  këtij veprimi të Shtëpisë së Bardhë.

Kanali televiziv amerikan CNN duke cituar funksionarë të agjencive të sigurisë kombëtare të SHBA, bëri të ditur se presidenti amerikan Donald Trump në vazhdën e kërcënimeve boshe kundër Iranit, synon ta vendos emrin e gardës Revolucionare të Iranit në listën e të ashtuquajturave grupe terroriste, por ky veprim ka shkaktuar kundërshtime të shumta në SHBA. Sipas funksionarëve të agjencive të sigurisë së SHBA, ishte parashikuar që vendimi I Trump kundër Gardës Revolucionare të shpallet gjatë vizitës së tij në Florida, por pas protestës së ashpër të DASH dhe DAM, Trump nuk e shpalli këtë vendim. Sipas CNN, për shkak të kundërshtimeve të shumta në radhët e eksponentëve të administratës amerikane dhe të agjencive të sigurimit kombëtar të SHBA, Donald Trump ende nuk ka marrë vendimin kundër Gardës Revolucionare të Iranit.