Akuzat Trump-McCain mbi sulmin në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44581-akuzat_trump_mccain_mbi_sulmin_në_jemen
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka sulmuar senatorin John McCain pasi republikani nga Arizona e ka kundërshtuar pretendimin e qeverisë amerikane se sulmi i fundit ushtarak në Jemen ka qenë i “suksesshëm”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2017 17:53 Europe/Tirane
  • Akuzat Trump-McCain mbi sulmin në Jemen

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka sulmuar senatorin John McCain pasi republikani nga Arizona e ka kundërshtuar pretendimin e qeverisë amerikane se sulmi i fundit ushtarak në Jemen ka qenë i “suksesshëm”.

Trump, përmes Twitterit, e ka akuzuar McCain, i cili është veteran i luftës në Vietnam dhe udhëheqës i Komisionit të Senatit për Shërbime të Armatosura, se po “fuqizon armikun” me komentet e tij. McCain më 7 shkurt ka thënë se sulmi vdekjeprurës në Jemen ka qenë “dështim”. Ai ka thënë se ndonëse jo pak objektiva janë realizuar gjatë sulmit, “unë nuk do e përshkruaja një operacion që përfundon me humbjen e jetës së një amerikani si të suksesshëm.“Senatori Mcain nuk duhet të flas për suksesin apo dështimin e një misioni në media”, ka shkruar Trump në Twitter. “Kjo vetëm sa e fuqizon armikun! Ai vet po shënon humbje…ka kohë që nuk e di se si të fitojë”, ka shkruar më tej Trump. Sulmi i 28 janarit, i konsideruar si mision për mbledhje të informacioneve sekrete është kthyer në betejë të ashpër në mes të amerikanëve dhe luftëtarëve të Al Kaidës në gadishullin arabik. Marinsi amerikan, Ryan Owens është vrarë, ndërsa një aeroplan që kushton 75 milionë dollarë është shkatërruar. Gjatë operacionit ka pasur edhe disa viktima, përfshirë gra dhe fëmijë jemenas. McCain kritikon shpesh bashkëpartiakët e tij republikanë, veçanërisht në çështje që kanë të bëjnë me Rusinë dhe sigurinë kombëtare. Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka thënë se McCain nuk është hero lufte pasi ai ishte kapur peng derisa ka shërbyer në Vietnam.