Amerika pengon zgjedhjen e përfaqësuesit të Palestinës në OKB
Qeveria amerikane në kuadër të mbështetjes së saj për regjimin sionist ka penguar zgjedhjen e përfaqësuesit të Palestinës në OKB si kryetar të ekipit të OKB për Libinë.
Nikki Haley përfaqësuesja e Amerikës në OKB ditën e premte doli me një deklaratë ku tha se qeveria e Trump është zhgënjyer nga propozimi i Antonio Guters për zgjedhjen e Selam Fiaz si kryetar i ekipit special të OKB për Libinë. Haley tha se Amerika nuk mund të mbështesë zgjedhjen e Fiaz pasi Palestina nuk është anëtare me të drejta të plota në OKB. Deklarata e Haley vjen në kohën kur nga 193 vende anëtare të OKB 137 prej tyre kanë njohur zyrtarisht Palestinën. Amerika është ndër ato vende që akoma nuk e ka njohur zyrtarisht Palestinën. Selam Fiaz do të zinte vendin e Martin Kobler i cili prej vitit 2015ka qenë përfaqësues special i OKB në Libi. 64 vjeçari Fiaz prej vitit 2007-2013 ka qenë kryeministër i Palestinës dhe për dy mandate ministër i financave.