Urdhër i ri ndalues i Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44765-urdhër_i_ri_ndalues_i_trump
As vendimet e dy gjykatave dhe as mundësia që dekreti i tij të ngecë edhe në Gjykatën e Lartë të ndarë mes katër anëtarëve konservatorë e katër liberalë, nuk e lëkundin Donald Trumpin nga vullneti për ta çuar deri në fund atë që ka nisur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2017 18:29 Europe/Tirane
  • Urdhër i ri ndalues i Trump

As vendimet e dy gjykatave dhe as mundësia që dekreti i tij të ngecë edhe në Gjykatën e Lartë të ndarë mes katër anëtarëve konservatorë e katër liberalë, nuk e lëkundin Donald Trumpin nga vullneti për ta çuar deri në fund atë që ka nisur.

Presidenti i ri amerikan u tha reporterëve në avionin “Air Force One” se po merr në konsideratë nxjerrjen e një urdhri të ri ndalues për qytetaret e disa shteteve të caktuara, duke e rikthyer kështu makthin e kufizimit të udhëtimeve. “Nga e hëna apo e marta do të nxjerr një urdhër të ri”, ishte komenti i tij, duke shprehur bindjen gjithashtu se do të fitojë betejën në gjykata për zhbllokimin e urdhrit ekzistues. “Ajo është një betejë të cilën ne do ta fitojmë. Problemi i vetëm është në aspektin ligjor. Ajo kërkon kohë, por ne do të fitojmë. Kemi edhe mundësi të tjera dhe këto përfshijnë edhe nxjerrjen e një urdhri fringo të ri”, u shpreh ai.