Mogherini: do të përpiqemi të mbrojmë marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44791-mogherini_do_të_përpiqemi_të_mbrojmë_marrëveshjen_bërthamore
Shefja e diplomacisë evropiane në Këshillin e Atlantikut tha se BE do të bëjë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore dhe se të gjitha palët duhet të zbatojnë pikat e marrëveshjes në fjalë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2017 04:45 Europe/Tirane
  • Mogherini: do të përpiqemi të mbrojmë marrëveshjen bërthamore

Shefja e diplomacisë evropiane në Këshillin e Atlantikut tha se BE do të bëjë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore dhe se të gjitha palët duhet të zbatojnë pikat e marrëveshjes në fjalë.

Federika Mogherini tha se BE do të bëjë të gjitha përpjekje për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe në takim me funksionarët amerikanë ata janë zotuar për të zbatuar angazhimet e tyre në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Është e qartë se ruajtja e marrëveshjes bërthamore është në interes të të gjithëve ka thënë shefja e BE. Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që t'i qëndrojë besnik zotimeve të saj ndaj Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane ka thënë: "Tani mund të festojmë njëvjetorin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore e cila po zbatohet si rezultat i respektimit të kësaj marrëveshje nga të gjitha palët. Prandaj vitin 2017 mund ta fillojmë duke theksuar në këtë se interesat e përbashkëta qëndrojnë në zbatimin e angazhimeve për të cilat janë zotuar palët". Shefja e diplomacisë evropiane në vazhdim shtoi: "Nuk ka asnjë dyshim në qëllimin e Bashkimit Evropian për t'i qëndruar besnik zotimeve të veta ndaj marrëveshjes bërthamore e cila është një rezultat shumëpalësh. Niveli i shkëmbimeve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Iranit në 9 muajt e kaluar dhe që nga koha e anulimit të sanksioneve kundër Teheranit, është rritur me 63%", - ka theksuar ndër të tjera Mogherini.