Koreja e Veriut alarmon botën
Koreja e Veriut konfirmoi se testi i raketës balistike tokë-tokë me rreze nga të mesme në të gjatë veprimi ka qenë i suksesshëm.
Lëshimi u krye të dielën nën mbikëqyrjen e udhëheqësit Kim Jong-un dhe shkaktoi shqetësimin e menjëhershëm të Seulit fqinj.Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes e përshkroi episodin si një provokim të armatosur, qëllimi i të cilit është të testojë reagimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump.Së bashku me Amerikën dhe Tokion, Seuli kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar mbi incidentin e konsumuar në lindjen e detit të Japonisë, ku raketa ka fluturuar për rreth 500 km dhe ka mbërritur 550 km lartësi.Nga sa raportoi agjencia koreano-veriore e lajmeve “KCNA”, bëhet fjalë për një raketë të tipit “Pukguksong-2”, një lloj i ri armësh strategjike i aftë të bartë edhe një kokë me mbushje bërthamore.