600 emigrantë të arrestuar në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44933-600_emigrantë_të_arrestuar_në_shba
Brenda një jave, policia amerikane ka arrestuar 600 emigrantë të paligjshëm në SHBA në kuadër të masave të shpallura nga administrata e Trump kundër emigracionit klandestin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2017 14:48 Europe/Tirane
  • 600 emigrantë të arrestuar në SHBA

Brenda një jave, policia amerikane ka arrestuar 600 emigrantë të paligjshëm në SHBA në kuadër të masave të shpallura nga administrata e Trump kundër emigracionit klandestin.

Koalicioni për të drejtat njerëzore të emigrantëve thotë se rreth 100 personave të arrestuar nga agjentët e emigracionit u është mohuar qasja tek avokatët. Operacionet policore janë zhvilluar në Atlanta, Nju Jork, Çikago, Los Anxheles dhe zonat përreth tij. Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të zbulojë masa të reja mbi emigracionin në mënyrë që të sigurojë amerikanët se nuk ka tejkaluar autoritetin e tij me ndalimin e udhëtimit. Ndalimi i udhëtimit të Trump është pezulluar nga një gjykatë federale e apelit dhe për këtë Trump është “duke marrë parasysh dhe duke ndjekur të gjitha mundësitë” , tha ndihmësi i presidentit Stephen Miller për “Fox News. Shtëpia e Bardhë do të mund të paraqesë ankesë të menjëhershme në Gjykatën Supreme, ose të lëshojë një urdhër të ri ekzekutiv. Mundësia e fundit u hodh nga vetë Trump të premten.“Jemi duke menduar të ndërmarrim veprime shtesë për të siguruar që imigracioni nuk është një mjet për pranimin e njerëzve në vendin tonë që janë armiqësorë ndaj kombit dhe vlerave të tij”, i tha Miller NBC-së.