230 të arrestuar në Stamboll
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44935-230_të_arrestuar_në_stamboll
Të paktën 230 të dyshuar u arrestuan në operacionet terroriste të mëngjesit të sotëm të cilat janë duke u kryer nga policia turke në rajonin e gjerë të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2017 15:25 Europe/Tirane
  • 230 të arrestuar në Stamboll

Të paktën 230 të dyshuar u arrestuan në operacionet terroriste të mëngjesit të sotëm të cilat janë duke u kryer nga policia turke në rajonin e gjerë të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hetimeve kundër aktiviteteve të organizatës terroriste PKK, policia turke ndërmori një operacion masiv në Stamboll. Zyrtarët e policisë thanë se deri më tani janë kryer bastisje në mbi njëqind adresa, dhe se operacioni është duke u zhvilluar për shkak të kërkimit për 34 persona të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër-arresti. Gjatë kontrollit janë sekuestruar sasi të mëdha të armëve, municionit dhe dokumenteve që lidhen me organizatën terroriste PKK. Policia turke sot në mëngjes ka nisur operacione të ngjashme anti-terroriste edhe në rajonet Adana, Izmir, Van, Mersin, Antalia dhe Malatya.