Parisi dhe Berlini të shqetësuar mbi fatin e BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44965-parisi_dhe_berlini_të_shqetësuar_mbi_fatin_e_be
Parisi dhe Berlini janë të shqetësuar nga fati i BE pas zbatimit të Brexit dhe pas ardhjes në pushtet të Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2017 03:10 Europe/Tirane
  • Parisi dhe Berlini të shqetësuar mbi fatin e BE

Parisi dhe Berlini janë të shqetësuar nga fati i BE pas zbatimit të Brexit dhe pas ardhjes në pushtet të Donald Trump.

Komisionari evropian për Ekonominë dhe Financat, Pierre Moscovici, tha se BE është përballë sfidave të brendshme dhe të jashtme, si tensionet gjeopolitike dhe sulmet terroriste. Ndërkohë që qëllimet e presidentit amerikan Donald Trump në fusha kyçe politike të cilat ende duhen sqaruar, konsiderohen si shkak kryesor i pasigurisë së ekonomisë të bllokut. Komisioni Evropian tha të hënën se paqartësitë mbi politikat amerikane, Brexiti dhe zgjedhjet në Gjermani e Francë, do të lënë gjurmën e tyre në ekonominë e Eurozonës këtë vit. Rritja ekonomike e parashikuar e Eurozonës, pritet të humbasë pak shpejtësi këtë vit, për t’u ringritur sërish në 2018.  Komisioni parashikon ndërkohë një rënie të ndjeshme të rritjes ekonomike jashtë Eurozonës dhe në Britaninë e Madhe që së shpejti do të dalë nga blloku. “Kombinimi i një politike ekspansioniste në SHBA dhe politika më shtrënguese monetare, mund të çojnë në rritjen e shkallës sonë të interesit dhe kursit të këmbimit të dollarit, çka mund të ketë pasoja negative në disa ekonomi në rritje”, tha Pierre Moscovici, komisionar i BE-së për ekonominë dhe financat. Sipas tij, ekonomia britanike do të përgjysmojë rritjen e saj në 2018 pasi vendi do të paguajë një kosto të lartë për pasigurinë që rrethon bisedimet për Brexitin.