Protesta kundër Netanjahut në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45032-protesta_kundër_netanjahut_në_amerikë
Aleanca mbështetëse e Palestinës në Amerikë ka bërë thirrje për organizimin e protestave kundër vizitës së kryeministrit të regjimit sionist në Uashington.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 15, 2017 04:33 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Netanjahut në Amerikë

Aleanca mbështetëse e Palestinës në Amerikë ka bërë thirrje për organizimin e protestave kundër vizitës së kryeministrit të regjimit sionist në Uashington.

Shumë organizata dhe institute amerikane në mbështetje të popullit palestinez kanë bërë thirrje që të ngrihen kundër vizitës së Netanjahut dhe takimit të tij me Donald Trump. Në deklaratën e lëshuar nga këto organizata kundërshtohen politikat e qeverisë amerikane në mbështetje të regjimit sionist dhe sidomos në mbështetje ndaj politikave raciste të sionistëve si ndërtimi i murit ndarës sionist, mos respektimi i të drejtave të palestinezëve dhe eliminimi i tyre. Aleanca mbështetëse e Palestinës përbëhet nga shuma organizata amerikane, kongresi i palestinezëve në Amerikë dhe këshilli i pakicës palestineze në Amerikë. Kryeministri i regjimi sionist Netanjahu do të zhvillojë sot një vizitë në Amerikë ku do të takohet me presidentin Donald Trump.