BE kritikon shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45102-be_kritikon_shkeljen_e_të_drejtave_të_njeriut_në_turqi
Komisariati i BE për çështjet e të drejtave të njeriut ka kritikuar Turqinë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 16, 2017 05:48 Europe/Tirane
  • BE kritikon shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi

Komisariati i BE për çështjet e të drejtave të njeriut ka kritikuar Turqinë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Nilson Mozhinski komisionar i të drejtave të njeriut pranë BE ditën e shtunë më 15 shkurt ka thënë se në Turqi janë mbyllur 151 gazeta dhe media. Ai ka shprehur shqetësimin e BE për gjendjen e të drejtave të njeriut, lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në Turqisë të cilat janë shkelur dhe përkeqësuar që nga koha e shpalljes së jashtëzakonshme në Turqi. Komisariati i BE i ka bërë thirrje Turqisë që menjëherë të fillojë të bëj adresimin e dështimeve në përmbushjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vend. Një raport i vonuar vjetor i komisariatit të BE për çështjet e të drejtave të njeriut mbi perspektivën evropiane në rrugën drejt anëtarësimit në BE, thuhet se në dy vitet e fundit në Turqi ka pasur shumë pengesa në lirinë e të shprehurit. Po ashtu raporti thekson se pavarësia e sistemit të drejtësisë është minuar vazhdimisht dhe se disa ligje të reja të aprovuara janë në kundërshtim me standardet e BE-së. Raporti vjen pikërisht në kohën kur BE-ja ka nevojë për ndihmën e Turqisë për të përballuar dhe kontrolluar fluksin e madh të refugjatëve drejt Evropës. Komisariati i BE për çështjet e të drejtave të njeriut ka akuzuar Turqinë për “dështim” në mbarëvajtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Një raport vjetor  mbi perspektivat e Turqisë për anëtarësimin në BE thotë se janë bërë hapa prapa në dy vitet e fundit përsa i përket lirisë së shprehjes. Raporti gjithashtu identifikon mangësi të rëndësishme në ligjet e reja që shkojnë kundër standardeve të BE-së. Publikimi i raportit vjen në një kohë që Bashkimi Europian ka nevojë për ndihmën e Turqisë në përballimin e krizës së emigrantëve. Komisioni Evropian kritikon Turqinë për kthimin mbrapa në zbatimin e kritereve të anëtarësimit në BE në një kohë kur më herët BE pas një fjalimi të presidentit turk për rivendosjen e ligjit të dënimit më vdekje në Turqi ka paralajmëruar këtë vend dhe ka thënë se një ligj i tillë bie ndesh me parimet dhe ligjet që lidhen me anëtarësim në BE. Në vitin 2004 Turqia ka hequr ligjin e dënimit me vdekje si një prej kushteve të anëtarësimit të saj në BE, mirëpo pas grushtit të shtetit, presidenti turk ka kërkuar rivendosjen e këtij ligji.