Takimi i ministrave të NATO-s dhe e perspektiva e aleancës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45126-takimi_i_ministrave_të_nato_s_dhe_e_perspektiva_e_aleancës
Në takimin e ministrave të mbrojtjes të 28 vendeve të NATO-s në Bruksel, shefi i Pentagonit konfirmoi ato çfarë ishin thënë nga presidenti Donald Trump në kohën e fushatës, duke u kërkuar vendeve aleate të shtojnë shpenzimet në mbrojtje detyrimisht, “për t’u siguruar që Shtetet e Bashkuara nuk do ta moderojnë mbështetjen e tyre për aleancën”, duke akuzuar madje disa kombe se po injorojnë kërcënimet, përfshi edhe ato që vijnë nga Rusia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2017 16:26 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të NATO-s dhe e perspektiva e aleancës

Në takimin e ministrave të mbrojtjes të 28 vendeve të NATO-s në Bruksel, shefi i Pentagonit konfirmoi ato çfarë ishin thënë nga presidenti Donald Trump në kohën e fushatës, duke u kërkuar vendeve aleate të shtojnë shpenzimet në mbrojtje detyrimisht, “për t’u siguruar që Shtetet e Bashkuara nuk do ta moderojnë mbështetjen e tyre për aleancën”, duke akuzuar madje disa kombe se po injorojnë kërcënimet, përfshi edhe ato që vijnë nga Rusia.

Vetëm pak pasi u konfirmoi aleatëve të NATO-s se mbështetja e Amerikës për aleancën do të vijonte, pasi ajo konsiderohej si gurthemel i bashkëpunimit trans-atlantik, Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis u bëri edhe një “kërcënim” ministrave të mbledhur në Bruksel. “Jam i detyruar t’iu jap sqarime mbi realitetin politik në Shtetet e Bashkuara, e për të theksuar kërkesën e drejtë nga populli i vendit tim në terma konkrete”, tha Mattis gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura. “Amerika do të përmbushë të gjitha përgjegjësitë e saj, por nëse shtetet tuaja nuk duan ta shohin Amerikën të moderojë angazhimet e saj ndaj aleancës, atëherë çdo kryeqytet juaji duhet të shfaqë mbështetjen ndaj mbrojtjes sonë të përbashkët”. Planet për reformimin e NATO-s ekzistojnë prej dekadash. Por qëndrimet e paqarta të presidentit amerikan, Donald Trump për rolin e Aleancës kanë rrënuar shumë përfytyrime të evropianëve. Përveç kësaj, Trumpi i cili e quante NATO-n të vjetëruar, ka kërkuar prej anëtarëve të saj që të shtojnë të dhënat për sektorin e mbrojtjes dhe ka sinjalizuar më shumë izolim në politikën e jashtme amerikane. "Është NATO vërtetë e vjetëruar? Absolutisht!" Jack Matlock, një nga ish - ambasadorët e fundit amerikanë në Bashkimin Sovjetik dhe autor i shumë librave për kohën e Luftës së Ftohtë, shpjegon: "NATO është themeluar për të evituar ndonjë sulm të Bashkimit Sovjetik ndaj Evropës Perëndimore. Rusia nuk mund të matet me pjesën tjetër të Evropës apo t'i dominojë ato. Ndryshe nga Trumpi, Matlock beson se ngritja e aftësisë së mbrojtjes do të ishte një hap në drejtim të gabuar."Është një iluzion i rrezikshëm të mendosh se konfliktet tona mund të zgjidhen përmes një gare ushtarake", thotë Matlock, i cili e ka prezantuar SHBA-në në Moskë nga vitit 1987 - 1991. Në kohën e presidentit Ronald Reagan ai kishte një rol vendimtar për uljen e tensioneve të atëhershme mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. Turbulencat politike mes SHBA, BE dhe Rusisë vijnë në një kohë jo të mirë: "trupat amerikane janë stacionuar në afërsi të kufirit me Rusinë, dhe të dy vendet janë duke rritur arsenalet e tyre bërthamore. Moska aneksoi Krimenë në vitin 2014, ndërsa NATO ka ngritur nivelin e gatishmërisë. Rusia fajësohet për dërgimin e trupave në lindje të Ukrainës, ndërsa SHBA ka dërguar muajin e kaluar mijëra trupa dhe qindra automjete të blinduara në vendet afër Rusisë - Poloni, Hungari dhe Rumani për të evituar 'agresionin rus'".NATO ka ardhur në një moment kur duhet të ndërtojë raporte më të arsyeshme me Rusinë. "Kjo nuk do të ndodhë gjatë natës. Disa gjëra kërkojnë kohë për të ruajtur fytyrën e të dy palëve, por vullneti ekziston. Amerikanët me Trumpin do të përpiqen që të gjejnë një rrugërrugën për tejkalimin e problemeve, që do të ishte mirë për evropianët."Ndërsa analistët mendojnë se "siguria e Evropës nuk varet nga SHBA". Nëse evropianët, duke përfshirë edhe Rusinë, vendosin që të rikthejnë zhvillimet tragjike nga e kaluara dhe të luftojnë kundër vete, atëherë nuk mund t'i shpëtojë as SHBA".